Art dhe Kulturë

Ndërron jetë poeti dhe kineasti i shquar Petrit Ruka

Ndërron jetë poeti dhe kineasti i shquar Petrit Ruka

Është ndarë nga jeta në moshën 67 vjeçare poeti dhe kineasti Petrit Ruka. Prej një viti ai vuante nga një sëmundje në zemër dhe nuk arriti ta mposhte atë. Lajmin e trishtë për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë të afërmit dhe miqtë e artistit.

Poeti u bë i njohur veçanërisht me vëllimin poetik “Atdheu fillon tek Zemra”, që mori çmimin kombëtar në vitin 1983. Ai ka botuar mbi 10 vëllime me poezi, dhjetëra skenarë filmash, dokumentarë si dhe monografi.

Petrit Ruka njihet si një nga poetët më të mirë shqiptarë ndërsa ka marrë titullin "Nderi i Kombit".

Petrit Ruka ka lindur në Tepelenë më 21.08.1954.

Ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasuniversitare për dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura, Tiranë 1985 – 1986.

Ka punuar si pedagog në Shkollën e Mesme të Përgjthshme, Tepelenë.1976 – 1984. Skenarist dhe regjisor. Kinostudio “Shqipëria e Re” dhe Alba Film Studio.Tiranë.1986 – 1996. Drejtor në Teatrin Kombëtar të Fëmijëve. Tiranë 2000 – 2000. Kryetar i Qëndrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare 2000 – 2005.

Petrit Ruka ka botuar disa nga vëllimet:

1. “Rinia ime” vëllim, poezi, 1978.

2. “ Atdheu fillon tek zemrat” vëllim, poezi 1983

3. “ Mirupafshim, hënë e vendlindjes!” vëllim, poezi, 1990

4. “ Vërtitu, Kokë e prerë!” vëllim, poezi, 2000.

5. “ Në zemër bie shi…” vëllim, poezi, 2003

6. “Shtatë mijë shirat e mi” poezi të zgjedhura, 2008

7. “Kalorësi mbi det“ esse monografike për Kadri Roshin 2009

Ka realizuar me shume se 30 vepra kinematografike si skenarist dhe regjisor.

*Tiranapost.al.