Art dhe Kulturë

Nënë Tereza dhe dyshimi i saj për Zotin!

Nënë Tereza dhe dyshimi i saj për Zotin!

Nënë Tereza mund të jetë ndër personalitetet katolikë më të famshëm dhe më të admiruar të shekullit 20, e kanonizuar edhe nga Papa Françesku, në 7 shtator të vitit 2016. Kisha Katolike i nderon shenjtorët, dhe i merr shembuj për të gjithë besimtarët.

Supozohet që çdo i krishterë të ndjekë Jezusin në jetën e tij, por si do t’ia bënte ta arrinte qëllimin për shembull, një ushtar, një mjek, një burrë i pasur, apo i varfër, një grua, një fëmijë? Shenjtorët e Kishës Katolike japin shembuj të panumërt, portrete të pafundme të asaj sesi të jetojmë një jetë kushtuar asaj që është e vërtetë, e mirë dhe e bukur, diçka që të gjithëve duhet të na interesojë.

Lind pyetja se çfarë shembulli na jep Nënë Tereza? Kontradiktat për punën e saj dhe bëmat me të varfrit janë thjesht marrëzi politike, apo thjesht analiza të ftohta.

Vitet e fundit, është zbuluar një tjetër aspekt i jetës së Nënë Terezës: Beteja e saj me besimin! Kaloi një periudhë të gjatë, të mos themi dekadash ku luftoi me besimin. Thuhet se ajo humbi siç thonë të krishterët: Humbi prezencën e Zotit, madje pati momente që vuri në dyshim Zotin, siç shprehej vetë në disa letra të dhimbshme që u publikuan pas vdekjes.

Është shumë e thjeshtë të dalim në konkluzione se meqë humbi besimin në Zot, paska qenë hipokrite dhe jo shenjtore, dhe vetë Nënë Tereza ka shkruar se në disa raste është ndjerë e tillë. Por nëse pyet njerëz të shenjtë, apo anëtarë të Kishave Katolike, ajo që përjetoi Nënë Tereza është një ndjenjë normale dhe jo për tu habitur. Për ata të zgjuarit, ka plot mesazhe të thella për të kuptuar rreth ndjenjave që ajo përjetoi.

Megjithëse përvoja e Nënë Terezës ishte e pazakontë, nuk ishte aspak e pazakontë që ajo të shpallej një prej shenjtoreve të asaj kohe. Sipas librave shpirtërorë katolikë, rruga drejt ndriçimit të shpirtit përfshin atë që i Shenjti Gjon i Kryqit e quante: “Nata e errët e shpirtit”.

Po.. .besimi dhe spirtitualiteti mund të jenë ngazëllyese. Lutja mund të na dhurojë kënaqësi dhe çlirim. Por çfarë ndodh më pas? Kush je ti më pas? A ndjek Zotin apo thjesht ndihesh për mrekulli që po ndjek e Zotin?

E vërteta është se të gjitha traditat për spiritualitetin, jo vetëm ato katolike, e jo vetëm ato perëndimore, na tregojnë se iluminizmi duhet të paraprihet nga një proces pastrimi, pra të largosh çdo gjë të panevojshme pa të cilat mund të jetohet, dhe ky proces mund të jetë shumë i dhimbshëm.

Ekziston një tjetër aspekt i botëkuptimit katolik, që mua personalisht më ka ndihmuar me kalimin e viteve, dhe ia vlen të merret në konsideratë kur mendon edhe betejat e Nënë Terezës: Përqendrim në realitetin objektiv në vend të ndjenjave subjektive.

Historia e mistikës katolike është plot me të dhëna të jashtëzakonshme dhe përvoja të ndryshme.

Mjeshtri Ruth Burrows thotë se i vetmi kriter të bëhesh pjesë e këtij besimi me lutje dhe të iluminohesh është fakti nëse të bën një person më bamirës dhe më të dashur, por jo nëse të bën të ndihesh brenda vetes mirë apo keq.

Dikush, jeta e të cilit edhe pse me lutje duket e zbrazët dhe me probleme, por që në fund të fundit është njeri i mirë dhe i dashur, ka në fakt një jetë më të mirë se dikush që ka përvoja të bukura shpirtërore por është mendjemprehtë.

Nënë Tereza na e tregoi këtë dhe siç i themi ne: ‘ E preu me thikë.’ Të krishterët flasin pafund për besimin. Por në një moment të jetës së saj, Nënë Tereza nuk besoi në Zot. A do të thotë kjo se brenda saj Nënë Tereza nuk ka besuar kurrë në Zot? Por a do kishte kuptim? Se fundja ishte një motër e shuguruar në Kishën Katolike dhe i kushtoi jetën e saj ndjekjes së mësimeve të Jezusit.

Në mënyrë objektive, nënë Tereza ishte një e krishterë, por besimi i saj ishte subjektiv. Ndoshta Nënë Tereza praktikoi atë që disa e quajnë “The Faith of the Body” dhe jo “The Faith of the Mind”, një koncept i dalë nga proverba: "Vepro sikur të kesh besim dhe besimi do të të falet".

E pra, nëse në një moment njerëzit ndalojnë së përpjekuri për të përputhur atë që ata e besojnë në mënyrë subjektive me atë që e bëjnë në mënyrë objektive, atëherë Po; Ata bëhen hipokritë.

Por deri atëherë, ata ushtrojnë atë që Aristoteli i quajti virtyte: Aftësitë tona morale dhe psikologjike janë muskujt, që duhet pra të vihen në lëvizje!

Ajo që të bën një person të sjellshëm nuk është se sa mirë ndihesh brenda vetes, se atë e di vetëm ti, por janë veprimet dhe llojet e tyre që të përcaktojnë.

Kisha Katolike ka evoluar për mirë dhe për keq, por ajo që solli Nënë Tereza është padyshim gjëja më e mirë që i ndodhi.

Këmbëngulja e jashtëzakonshme e Nënë Terezës përballë vështirësive të saj në aspektin spiritual e bënë një shenjtore edhe më të madhe nga sa menduam. Ajo na tregoi e mësoi se si të vazhdonim përgjatë ‘natës së errët’ pavarësisht gjithçkaje, madje edhe ndaj pengesave ( demonëve). Kjo nuk do të thotë mungesë besimi, por ky është besimi i vërtetë. A mund kemi të gjithë besimin e saj? Edhe me dhimbjen, edhe braktisjen e Kryqit?

Artikulli i marrë nga The Week, shkruar nga Pascal-Emmanuel Gobry.

*Nuk lejohet publikimi në portale të tjerë. Përkthimi në shqip është punë me mund e gazetarëve tanë. Editori i Tiranapost.al.