Art dhe Kulturë

Nis edicioni i dytë i “Prishtina Gastronomy Festival”

Nis edicioni i dytë i “Prishtina Gastronomy Festival”

Nën moton “Bukë e kripë e zemërbardhë”, me këngë dhe valle popullore shqiptare ngriti siparin dhe edicioni i dytë i festivalit “Prishtina Gastronomy Festival”që do të zgjasë deri me 31 korrik.

I pranishëm ishte dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, personalitete të rëndësishme nga dy vendet si dhe artistë të shumtë.

Nis edicioni i dytë i “Prishtina Gastronomy Festival”

“Gjërat që na bashkojnë janë shumë herë më të rëndësishme dhe më të forta se gjërat që na ndajnë. Politikë e mirë nuk është politika që i përçan njerëzit, këndej dhe andej , është politika që i bashkon njerëzit”, nënvizoi Veliaj.

Nis edicioni i dytë i “Prishtina Gastronomy Festival”

“Prishtina Gastronomy Festival” bën bashkë qytete dhe kultura nga i gjithë rajoni, ku shumëllojshmëria e ushqimeve, recetave, këngëve e valleve, synojnë të ofrojnë argëtim për gjenerata të ndryshme.

Nis edicioni i dytë i “Prishtina Gastronomy Festival”

Nata e parë e festivalit u ndez nën tingujt e këngëve të Merita Halilit dhe Raif Hysenit, ndërsa gjatë ditëve në vijim në këtë festival do performojnë edhe grupe të ndryshme dhe këngëtarë nga Tirana, Vlora, Struga e qytete të tjera.

Nis edicioni i dytë i “Prishtina Gastronomy Festival”

Po kështu, emra të njohur të gastronomisë, kuzhinierë me përvoja ndërkombëtare do të gatuajnë çdo ditë shije të ndryshme dhe unike të ushqimit.