Art dhe Kulturë

Një ditë më tha çfarë shikonte nga dritarja... Aktori Mevlan Shanaj tregon pengun e Rikard Ljarjas

Një ditë më tha çfarë shikonte nga dritarja... Aktori

Mevlan Shanaj, ishte një nga miqtë e shumtë të aktorit të njohur, Rikard Ljarja, që u nda nga jeta ditën e djeshme. Kolegu dhe miku i të ndjerit tregon bisedën e fundit që pati me ikonën e kinematografisë shqiptare, vetëm dy ditë para se të ndërronte jetë.

“Takimi im me të është 55 vjet të shkuara. I fundit ishte para dy ditësh në telefon, ishte i lodhur, por pavarësisht nga gjendja e tij e rënduar ai nuk i ka ndalur komunikime. Sot po bisedojmë për përcjelljen e një legjende, jo thjesht të një aktori. Ai ishte një figurë që ka pasur dashurinë, pasurinë e tij më të madhe që e transmetonte me sytë e tij, kjo e çoi atë në çdo familje shqiptare që e deshi aq shumë”, tha aktori Shanaj në një lidhje për “News 24”.

Pengu i Ljarjas ishte pamundësia për të shkruar përjetimet e tij, ndërsa prej 3 muajsh sëmundja e detyroi të zinte shtratin.

“Ne vuajmë nga uni, ai nuk e njihte këtë. Kishte pasurinë shpirtërore. Prej 3 muajsh kishte zënë shtratin dhe ky mund të them ishte një peng. Një ditë më tha se shikonte nga dritarja e tij katin e 5-të të një komshiu përballë dhe një fragment qielli. ‘Janë 11 antena’, më tha. ‘Po mirë shkruaj, do dalë një tregim i bukur’, i thashë unë. ‘Po shkruaje ti, se unë nuk mundem’, më tha …”, kujton Shanaj.