Art dhe Kulturë

“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”, filmi që prezanton Shqipërinë në Oscars 2023

“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”,

“A cup of coffee and new shoes on”, (“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”) me skenar dhe regji nga Gentian Koçi, do të përfaqësojë Shqipërinë në Oscars 2023, në kategorinë “Filmi më i Mirë i Huaj”.
Qëndra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri e përzgjodhi filmin midis dy prodhimeve të tjera të këtij viti: “Njëri prej nesh” nga regjisori Ergys Meta dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” nga Fatmir Koçi.

“A cup of coffee and new shoes on” tregon historinë e dy vëllezërve binjakë të cilëve u duhet të përballen me një sëmundje të pashërueshme.

Në rolet kryesore janë dy aktorët e njohur portugezë Edgar Morais dhe Rafael Morais. Filmi sjell dhe debutimin e aktores shqiptare Drita Kabashi.

Kategoria e filmit më të mirë të huaj në Oscars është konsideruar gjithmonë një fitore e shtetit më shumë se sa e vetë filmit.

Në vitin 2020, përfaqësuesi i Koresë së Jugut, filmi “Parasite” u bë fituesi i parë ndërkombëtar i filmit artistik dhe filmi i parë jo-anglisht-folës në përgjithësi, që fitoi gjithashtu në kategoorinë e “Filmit më të mirë”.