Art dhe Kulturë

Një foto nga Parashqevi Simaku që s'e kishim parë asnjëherë

Një foto nga Parashqevi Simaku që s'e kishim parë

Fotografi Roland Tasho, i cili i përket dy kohëve, ka postuar një foto të rrallë të Parashqevi Simakut, të vitit 1990 kur ende vendi ishte në Socializëm.

Parashqevi këndon para një audience jashtë, e veshur më një fustan vishnje me xixa. Për ata që e kanë jetuar atë kohë e dinë mirë sesa e rrallë ishte të kishe një copë e fustan të tillë.

Por ylli i kohës i kishte gjithmonë fustanet dhe në kontektstin e kohës ka bërë modën e saj që nga flokët, veshjet edhe lëvizjet.

Parashqevi Simaku ka shumë vite që ka ndërprerë çdo komunikim.

Burime thonë se ajo nuk është në gjendje të mirë emocionale, por asgjë s'është e konfirmuar, as nga të afërmit e saj.

Publiku e do ende atë dhe ka nostalgji si për pak njerëz.