Art dhe Kulturë

Një histori personale nga Gjergj Xhuvani: Ka hedhur gjithë shpirtin e tij!

Një histori personale nga Gjergj Xhuvani: Ka hedhur gjithë shpirtin e

Para se të ndërronte jetë, një vit më parë, regjisori i mirënjohur Gjergj Xhuvani po punonte me një projekt, që u bë i fundit i tij!

Një histori personale nga Gjergj Xhuvani: Ka hedhur gjithë shpirtin e

Një film shumë personal duke nisur nga historia dhe mesazhi që përcjell, ‘Liqeni im’, do të jepet për herë të parë premierë më 19 shtator në orën 18:00 tek Amfiteatri i Liqenit.

Një histori personale nga Gjergj Xhuvani: Ka hedhur gjithë shpirtin e

Drejtori i TIFF, Agron Domi, tregon historinë që fshihet pas këtij filmi, ndërsa e cilëson si testamentin artistik të regjisorit të ndjerë, Gjergj Xhuvani.

“Interesi për Gjergjin, për filmin, për mesazhin ka qenë i madh, është filmi më personal dhe nga emri, ‘Liqeni im’, është filmi i Gjergjit. Çdo gjë ka vulën e Gjergjit. Ka gjithë shpirtin dhe mendimet e tij të hedhura në këtë film, që të emocionon për mënyrën sesi e ka përcjellë. Filmi tregon fatin e një adoleshenti në këto kohë kur duhet të merrej me mësime, të luante, shoqëria dhe rrethanat e çojnë drejt këtyre zgjedhjeve, kontrabanda dhe tregtimi i drogës. Nuk është zgjedhje, nuk është dëshirë”, tha Domi i ftuar në emisionin 'Rudina'.

Një histori personale nga Gjergj Xhuvani: Ka hedhur gjithë shpirtin e

Filmi:

Sinopsi i filmit “Liqeni im”: Djaloshi Kristo jeton në një fshat në buzë të Liqenit të mrekullueshëm të Prespës, një vend i vecante ku ndahen ujerat në kufijtë e tre vendeve të Ballkanit Shqipëria, Maqedonia dhe Greqia.Për të mbajtur familjen e tij, Kristo është bërë një kontrabandues i marihuanës, duke përdorur varkën e tij dhe Njohjen e mire te ujërave të liqenit për të transportuar pako me droge nga ana shqiptare ne ate maqedonase.

Aktorët: Ariton Pollozhani/Tristan Halilaj/Elia Zaharia Zogu/Julinda Emiri/Luiza Xhuvani/Birçe Hasko/Miriana Deti/  Prodhuar nga On Film Production/ producent: Dritan Huqi