Art dhe Kulturë

Një pasdite të fundjavës që vjen mund ta kalosh në teatrin veror

Një pasdite të fundjavës që vjen mund ta kalosh në

Teatri shëtitës Çajupi rikthen në skenë komedinë “Boeing Boeing”, fundjavën e 7, 8 dhe 9 majit, në orën 19:30. Shfaqja do të luhet në ambient të hapur, në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve.

Për ata që ende nuk e kanë parë, komedia është shkruar nga francezi Marc Camoletti, është përshtatur në shqip nga Nasi Lera dhe vjen nën regjinë e Kiço Londos.

Një pasdite të fundjavës që vjen mund ta kalosh në

“Boeing Boeing” rrëfen historinë e një djali që hyn në një lojë dashurie të rrezikshme. Në një marrëdhënie me tre stjuardesa, të linjave të ndryshme ajrore, ngjarjet ngatërrohen kur oraret e stjuardesave takohen nga fluturimet e anuluara.

Bernard-it, që luhet nga Amos Muji Zaharia, i vjen në ndihmë miku i tij (Gent Zenelaj). Po sa do t`ia dalë që të mos zbulohet prej tre të dashurave të tij?

*Për të rezervuar një biletë mund të telefonosh në numrin: 069 482 0625