Art dhe Kulturë

Një portret i Thomas Jefferson me skllaven që e dashuroi dhe pati dhe fëmijë me të në ditëlindjen e Amerikës

Një portret i Thomas Jefferson me skllaven që e dashuroi dhe pati dhe

Në këtë pikturë të titulluar “Pas mitit të dashamirësisë” janë protagonistë dy personazhe, njëri i njohur dhe tjetra 'e panjohur', ku pas portretit të Thomas Jefferson fshihet një grua me ngjyrë.

Piktura e prezantuar pikërisht në ditën e Pavarësisë së Amerikës është realizuar nga artisti Titus Kaphar, i cili thotë se gruaja nuk përfaqëson vetëm Sally Hemings, e cila besohet se u skllavërua nga Jefferson dhe mendohet se ka lindur fëmijën e tij, por çdo grua me ngjyrë në Monticello dhe plantacionet e tjera.

Është në stilin e artistit që ndërthur historinë, duke ‘prerë’ personazhe për të theksuar mungesën e tyre ose për të sjellë në pah personazhet e njerëzve me ngjyrë.

“Unë besoj se qëndron një bukuri në dëgjimin e zërave të njerëzve që nuk janë dëgjuar. Ka diçka të bukur kur thua të vërtetën”, thotë ai.

Jefferson ka qenë një diplomat, avokat, arkitekt, filozof, që shërbeu si Presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara nga viti 1801 deri në vitin 1809.

Një portret i Thomas Jefferson me skllaven që e dashuroi dhe pati dhe

Sally Hemings ishte një grua që u skllavërua nga Presidenti Thomas Jefferson. Jefferson kishte një marrëdhënie seksuale afatgjatë me Hemings, dhe ai ishte babai i gjashtë fëmijëve të saj. Katër nga fëmijët e Hemings mbijetuan deri në moshën madhore. Hemings ishte motra (nga ana e babait) e gruas së Jefferson, Martha Jefferson.