Art dhe Kulturë

Një version i ri i “La Casa de Papel”!

Një version i ri i “La Casa de Papel”!

Ndërsa bota ishte fiksuar me serialin e njohur spanjoll në Netflix “La Casa de Papel” edhe para karantinës, gjatë kohës së izolimit, ai u kthye në një nga arsyet që shumë njerëz kalonin kohë në platformën e njohur.

Dhe ndërsa presim sezonin e pestë të serialit, Netflix po punon për një përshtatje koreane të serialit.

Alex Pina, producenti aktual, raportohet se do të vazhdojë të mbajë këtë post edhe për versionin korean, i cili do të drejtohet nga Kim Hong-sun.

“Krijuesit koreanë kanë zhvilluar gjuhën e tyre dhe kulturën audiovizive për vite me rradhë. Ata kanë arritur, si serialet tona, të shkojnë përtej kufijve kulturorë dhe të bëhen një pikë referimi për mijëra shikues në të gjithë botën, veçanërisht midis të rinjve. Kjo është arsyeja pse më duket interesante që bota e 'La Casa de Papel' është aq tërheqëse për krijuesit koreanë sa të bëjnë një adaptim. Fakti që xhirimet do të bëhen në Gadishullin Korean gjithashtu më duket se është një moment historik për të cilin jam vërtet i kënaqur", tha Pina.

Serial që nisi transmetimin në 2017-n, është i zhanrit dramë-krim, dhe tregon për një sërë vjedhjesh të kryera nga një grup i pazakontë grabitësish.