Art dhe Kulturë

Nobeli në letërsi i jepet romancierit nga Tanzania, Abdulrazak Gurnah

Nobeli në letërsi i jepet romancierit nga Tanzania, Abdulrazak Gurnah

Pak minuta më parë është shpallur nga Akademia Suedeze fituesi i Nobelit në Letërsi.

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2021 i është dhënë romancierit nga Tanzania Abdulrazak Gurnah me motivin “për depërtimin e tij të pakompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatit midis kulturave dhe kontinenteve”.

Gurnah lindi në vitin 1948 dhe u rrit në ishullin Zanzibar në Oqeanin Indian, por u shpërngul në Angli si refugjat në fund të viteve 1960. Ai ka botuar dhjetë romane dhe një numër tregimesh. Tema e emigrantit është në bazën e gjithë punës së tij.