Art dhe Kulturë

Nominimi surprizë për Oscar i aktores britanike Andrea Riseborough ka nxitur debat në Hollywood

Nominimi surprizë për Oscar i aktores britanike Andrea Riseborough ka

Shumë vëzhgues të çmimeve u habitën kur Riseborough u nominua për aktoren më të mirë javën e kaluar për interpretimin e saj në filmin “To Leslie”. Jo sepse ajo nuk e meritonte (përkundrazi), por për faktin se sa e pazakontë ishte kjo për një aktore që nuk kishte praktikisht asnjë nominim të mëparshëm.

Aktorja e lindur në Newcastle luan një nënë alkoolike që shpërdoron fitimet e saj në llotari në filmin e vlerësuar nga kritikët, por pak i njohur.

Por a shkeli ndonjë rregull fushata që e mbrojti atë?

Sipas BBC, kanë qenë emra në zë të kinematografisë, si Gwyneth Paltrow, Edward Norton dhe Courteney Cox ata që kanë mbështetur Riseborough ditët e fundit para votimit për Oscar.

Pavarësisht se përpjekjet e yjeve përfundimisht ishin të suksesshme, janë ngritur pyetje se si u arrit nominimi i Riseborough dhe nëse disa nga ata që bënin fushatë për të shkelën ndonjë rregull.

Bordi i Guvernatorëve të Akademisë ka deklaruar se çështja do të jetë pjesë e axhendës në takimin e tyre të ardhshëm të martën (31 janar), pas shumë kundërshtimeve në lidhje me përfshirjen e aktores.

Të nominuarit për Oscar në përgjithësi kanë fushata të shtrenjta pas, zakonisht të financuara nga studioja e filmit të tyre, por “To Leslie”, e cila fitoi 27,000 dollarë, u mbështet më shumë nga të famshmit.