Art dhe Kulturë

Oscar 2021 do vijë me një ndryshim të madh prej koronavirusit

Oscar 2021 do vijë me një ndryshim të madh prej koronavirusit

Të nominuar për kategoritë e çmimeve Oscar do jenë edhe filma që shfaqen në Netflix, Hulu, HBO, e plaftorma të tjera online. Ky rregull i ri do jetë vetëm për Oscar 2021 për shkak të situatës me pandeminë e koronavirusit. Një pjesë e filmave të programuar për t`u shfaqur në kinema po transmetohen online kështu që është i nevojshëm ky ndyshim. Më parë, që një film të kishte të drejtën e nominimit duhej që të ishte shfaqur të paktën 7 ditë në kinema, në Los Angeles.

Lajmi u dha në konferencën për shtyp që Akademia e ndarjes së çmimeve Oscar mbajti së fundmi.

*Burimi New York Post