Art dhe Kulturë

Pa ndërhyrje, pa filtra, pa asgjë fallco. Thjesht Parashqevi Simaku!

Pa ndërhyrje, pa filtra, pa asgjë fallco. Thjesht Parashqevi Simaku!

Me këto 4 togfjalësha e ka përshkruar Olti Curri Parashqevi Simakun, ikonën e muzikës shqiptare dhe jo vetëm. 

Pa ndërhyrje, pa filtra, pa asgjë fallco. Thjesht Parashqevi Simaku!

Parashqevi Simaku është shquar historikisht edhe për bukurinë e saj, elegancën, stilin që për frymëzon edhe sot e kësaj dite. Një nga rrëfimet më të bukura për prapaskenat e festivaleve kur Parashqevia këndonte është ai i poetit Agim Doçi. 

Pa ndërhyrje, pa filtra, pa asgjë fallco. Thjesht Parashqevi Simaku!

“‘Vij, vetëm po më gjete tafta bojë rozë?’ Ishte kushti që vendosi Parashqevia. I vetmi vend ku mund ta gjeja ishte Komiteti Qendror. Perdet e Komitetit Qendror ishin bojë rozë. I kam vjedhur dhe me copën në dorë kam shkuar tek rrobaqepësja më e mirë e artistëve, Shpresa Zeraliu, të cilës sa nuk i ra pika kur m`i pa në dorë, sepse i njohu që ishin perdet e Komitetit. Vetëm pasi siguroi fustanin me tafta rozë (që s`ishte parë ndonjëherë mbi atë skenë dhe asokohe u kthye në katalogun e zonjave ai fustan që Parashqevisë i rrinte aq bukur) dhe u bind që orkestrimi ishte bërë siç duhej, Parashqevia u bind të këndonte këngën, që fitoi çmimin e parë”, tregoi Doçi rreth tre vjet më parë.