Art dhe Kulturë

Pas bisedimeve të gjata, merret vendimi për Eurovizionin

Pas bisedimeve të gjata, merret vendimi për Eurovizionin

Pas rrahjes së mendimeve dhe eksplorimit të disa mundësive, organizatorët e Eurovizion 2020 që do mbahej këtë maj në Holandë, morën vendimin për ta shtyrë për vitin tjetër. Festivali Europian i Këngës pati të njëjtin fat si edhe Kampionati Europian i Futbollit.

Organizatorët e kanë dhënë lajmin zemërthyer në rrjetet sociale duke përgëzuar gjithë punën e palodhur të grupit që punoi për ta pasur gjithçka gati për në maj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eurovision Song Contest (@eurovision) on

Shqipëria do përfaqësohej këtë vit nga Arilena Ara që ka gati edhe versionin final të këngës në anglisht “Falling from the sky”. Nuk dihet nëse vitin tjetër do zhvillohet me të njëjtët konkurrentë apo me përfaqësuesit e rinj që do nxjerrin festivalet.