Art dhe Kulturë

Pas Celine Dion paska qenë mami i saj. Disa fakte interesante

Pas Celine Dion paska qenë mami i saj. Disa fakte interesante

Përpara se të bëhej menaxher i saj Rene Angelil, ishte nëna në krahun e saj, të një nga këngëtareve më të mëdha që ka bota, të Celine Dion.

Therese Dion u nda nga jeta një muaj më parë, në 17 janar dhe pak orë më vonë, Celine-s iu desh të ngjitej në skenë. Ajo këndoi versionin klasik të “Over the Rainbow” dhe më pas “My hear will go on” në homazh jo vetëm të njeriut që e lindi dhe e rriti, që i trashëgoi tiparet, por edhe të njeriut që i fali botës një yll.

View this post on Instagram

A post shared by Céline Dion (@celinedion) on

Therese lindi 14 fëmijë, Celine është më e vogla e shtëpisë ku të gjithë këndojnë. Në mbledhjet e tyre të darkave të gjithë fëmijët interpretonin, kurse dy prindërit luanin në instrumente. Si mamaja, edhe babai i Celine kishin talent në muzikë.

Pas Celine Dion paska qenë mami i saj. Disa fakte interesante
Celine Dion me familjen

Kur Celine ishte 12 vjeç një nga vëllezërit i shkroi një këngë të cilën e dorëzoi në studion e Rene Angelil që do bëhej më pas menaxheri, bashkëshorti dhe babai i tre djemve të Celine. Por deri atëherë në karrierën e saj do ta ndiqte hap pas hapi e ëma që u bë kështu e njohur në rrethin e vipave.

Pas Celine Dion paska qenë mami i saj. Disa fakte interesante
Celine Dion dhe Rene Angelil

Krijoi linjën e saj të produkteve Pates de Maman Dion (se njihej më shumë si Maman Dion) dhe më pas pati dhe një program gatimi në televizion. Kështu paralelisht me karrierën e vajzës krijoi edhe të sajën.

Pas Celine Dion paska qenë mami i saj. Disa fakte interesante
Mamaja e Celine Dion, Therese

Therese ishte një nga njerëzit e parë që e mori vesh se ndjenjat e Celine 17 ndaj menaxherit 40 vjeç kishte ndryshuar. Celine ia tha dhe ajo bëri gjithçka për t`i vrarë ato ndjenja. I kujtoi në atë kohë se ai e kishte provuar dy herë martesën dhe kishte dështuar, kishte tre fëmijë dhe se nuk kishte për të funksionuar as këtë herë. Pavarësisht vlerësimit për të emën dhe lidhjes së fortë me të, Celine ndoqi zemrën dhe jetoi me Rene deri sa ai vdiq.

Po Therese ishte sërish aty me të, për të ngushëlluar njëra-tjetrën pas humbjeve brenda javës të Rene-s dhe David, një nga vëllezërit e Celine dhe djemtë e Therese-s.

Këtë herë ishte radha e Therese-s që pas luftës së gjatë me një sëmundje serioze të largohej nga jeta në moshën 92-vjeçare, por me misionin e përmbushur. I la botës shumë.

*Artikulli u realizua nga Fabjola Hije