Art dhe Kulturë

Pasi fituan Eurovizionin Orkestra Kalush rikthehet në Ukrainë për të luftuar

Pasi fituan Eurovizionin Orkestra Kalush rikthehet në Ukrainë për

Pasi u shpall fitues në festivalin e këngës Eurovizion, grupi muzikor Orkestra Kalush,është rikthyer në Ukrainë për të luftuar kundër rusëve.

Sipas raportimeve nga Daily Mail, këngëtari dhe anëtarët e tjerë të grupit kishin një leje të përkohshme për të qenë në gjendje të performonin në Eurovizion dhe tani, pasi të përfundojë festivali, ata duhet të kthehen për të luftuar.

Në konkursin e këngës në Eurovizion , Orkestra Kalush rrezikoi gjithashtu eliminimin: në fund të performancës, grupi nisi një apel për të ndihmuar Mariupolin. Mesazhet politike dhe propagandistike janë të ndaluara në skenë, megjithatë organizata e kkonsideroi si " mesazh humanitar".