Art dhe Kulturë

Pavarotti do ketë yllin e tij në Walk of Fame

Pavarotti do ketë yllin e tij në Walk of Fame

Luciano Pavarotti do të ketë yllin me emrin e tij në Hollywood Walk of Fame, vlerësim ky i caktuar nga Dhoma e Tregtisë së Hollivudit.

Data për ceremoninë është planifikuar 24 gushti i këtij viti.

Në aktivitet do të marrë pjesë një nga tre vajzat e artistit, Cristina, duke përfaqësuar edhe trashëgimtarët e tjerë, Lorenza, Giuliana dhe Alice Pavarotti. Nga ana tjetër, Nicoletta Mantovani, gruaja e tij e dytë, do të mbajë fjalën e saj së bashku me dirigjentin James Conlon, drejtor muzikor i Operës së Los Anxhelosit.

Faqen walkoffame.com do të transmetojë gjithçka ekskluzivisht.