Art dhe Kulturë

Librat për fëmijë që ish-ministrja e Kulturës i bleu për vete. Kjo është lista që iu duhet edhe të rriturve

Librat për fëmijë që ish-ministrja e Kulturës i bleu

Mirela Kumbaro

"Për dhuratë i keni këta libra besoj, t’jua ambalazhoj me letër dhurate ?”më pyeti librashitësja (e cila e di që unë s’kam fëmijë të vegjël) kur mbërrita te banaku me duart plot me serinë e klasikëve për fëmijë botuar së fundmi nga 'albaspublishinghouse': Zemër, Aventurat e Pinokut, Nils Holgersoni, Ana Flokëkuqja, Hajdi, Kopshti sekret, Poliana, Liza ne botën e çudirave, dhe natyrisht, Princi i vogël!

Librat për fëmijë që ish-ministrja e Kulturës i bleu

Librat për fëmijë që ish-ministrja e Kulturës i bleu

Jo mi, i them, i kam dhuratë për veten time, se janë të bukur, se janë të plotë, janë elegantë, se janë përkthime të reja që domethënë krijime të reja letrare, por edhe me ilustrime të reja dhe delikate që mua më pëlqejnë shumë dhe që janë realizuar nga duar të talentuara femërore. Ajo që nuk i thashë asaj është se kur e pashë këtë seri, u ndjeva xheloze që nuk kam mundur t’u blej fëmijëve të mi të tillë libra në shqip… sepse asokohe botimet shqiptare për fëmijë ishin në belbëzimet e para… dhe jam përpjekur që këtë boshllëk t’ua plotësoja me libra të huaj që rëndonin valixhen time sa herë udhëtoja dhe pastaj ua lexonim duke përkthyer me gojë e duke improvizuar aq sa nga leximi në lexim versioni në shqip nuk ishte dy herë njësoj, gjë që unë s’e vija re, por fëmijët, që janë shpeshherë më të vëmendshëm se sa ne, ma vinin në dukje rregullisht. Qe e thënë që ëndrra ime e dikurshme për t’i patur në shqip librat e bukur për fëmijë, të bëhej realitet nga një vit në tjetrin për brezat e mëvonshëm, dhe sot është vërtet një lumturi tek i shoh libraritë plot me libra të ilustruar, zbavitës, tërheqës për fëmijët e të gjitha moshave, që nga pak muaj e deri 99 vjeç.

Përveç qejfit të madh që t’i shoh në bibliotekën e fëmijëve të mi këta libra, kam dhe një arsye profesionale që më shtyu t’i marr : përkthyesit që i kanë sjellë në shqip, janë përgjithësisht përkthyes të rinj, me përjashtim të librit «Hajdi » përkthyer nga mjeshtri Afrim Koçi – i fundit përkthim i tij para se të ndahej nga kjo botë!

Librat për fëmijë që ish-ministrja e Kulturës i bleu

View this post on Instagram

Për 1 Qershor dhe fëmijën që është brenda meje??? ??"Për dhuratë i keni këta libra besoj, t’jua ambalazhoj me letër dhurate ?”më pyeti librashitësja (e cila e di që unë s’kam fëmijë të vegjël ) kur mbërrita te banaku me duart plot me serinë e klasikëve për fëmijë botuar së fundmi nga @albaspublishinghouse : Zemër, Avenurat e Pinokut, Nils Holgersoni, Ana Flokëkuqja, Hajdi, Kopshti sekret, Poliana, Liza ne botën e çudirave, dhe natyrisht, Princi i vogël ! ⛔️Jo mi, i them, i kam dhuratë për veten time, se janë të bukur, se janë të plotë, janë elegantë, se janë përkthime të reja që domethënë krijime të reja letrare, por edhe me ilustrime të reja dhe delikate që mua më pëlqejnë shumë dhe që janë realizuar nga duar të talentuara femërore. ??Ajo që nuk i thashë asaj është se kur e pashë këtë seri, u ndjeva xheloze që nuk kam mundur t’u blej fëmijëve të mi të tillë libra në shqip…sepse asokohe botimet shqiptare për fëmijë ishin në belbëzimet e para… dhe jam përpjekur që këtë boshllëk t’ua plotësoja me libra të huaj që rëndonin valixhen time sa herë udhëtoja dhe pastaj ua lexonim duke përkthyer me gojë e duke improvizuar aq sa nga leximi në lexim versioni në shqip nuk ishte dy herë njësoj, gjë që unë s’e vija re, por fëmijët, që janë shpeshherë më të vëmendshëm se sa ne, ma vinin në dukje rregullisht. ??Qe e thënë që ëndrra ime e dikurshme për t’i patur në shqip librat e bukur për fëmijë, të bëhej realitet nga një vit në tjetrin për brezat e mëvonshëm, dhe sot është vërtet një lumturi tek i shoh libraritë plot me libra të ilustruar, zbavitës, tërheqës për fëmijët e të gjitha moshave, që nga pak muaj e deri 99 vjeç. ??Përveç qejfit të madh që t’i shoh në bibliotekën e fëmijëve të mi këta libra, kam dhe një arsye profesionale që më shtyu t’i marr : përkthyesit që i kanë sjellë në shqip, janë përgjithësisht përkthyes të rinj, me përjashtim të librit «Hajdi » përkthyer nga mjeshtri Afrim Koçi – i fundit përkthim i tij para se të ndahej nga kjo botë !

A post shared by Mirela Kumbaro (@mirelakumbaro) on