Art dhe Kulturë

Përjetësohet Tana e ‘14 vjeç dhëndër’ me një bust

Përjetësohet Tana e ‘14 vjeç dhëndër’ me

Një nga rolet më të veçantë të të ndjerës Hajrie Rondo do të përjetësohet në një bust në vendlindjen e saj, Delvinë.

Skulptori Kreshnik Xhiku ka treguar si lindi ideja e rikthimit në vendlindje të Rondos si Tana e “14 vjeç dhëndër”.

Përjetësohet Tana e ‘14 vjeç dhëndër’ me

“Kjo ide lindi nga bashkëbisedimi, që unë pata me disa miq që kanë lidhje me Delvinën, sikundër dhe unë. Ideja ishte që të bëjmë një bust të vogël, jo klasik, por që të jetësojmë figurën e artistes së njohur. E përqafuam këtë ide, sepse busti për një aktore në qytet ka tjetër ndjesi krahasuar me atë që mund të ketë busti i një heroi. Biseduam me kryetaren e bashkisë, Majlinda Qilimi dhe deputetin Andrea Marto, të cilët ishin mbështetës në këtë projekt”, tha Xhiku për Report Tv.

 “Zoti ma hodhi nga qielli dhe më tha: Merre, se është për ty. Është shumë i veçantë si rol dhe i personalizuar. Në një farë mënyre Tana janë gratë e Jugut”, rrëfeu Rondo pak para se të ndahej nga jeta.

Hajrie Rondo u nda nga jeta në shtator të 2017-ës pas një luftë të gjatë me kancerin. Ajo numëron 40 role në filma dhe mbi 120 në teatër.