555 vjet nga vdekja e Gjergj Kastriot Skënderbeut

E Hënë 16 Janar 2023, 22:02
TiranaPost
Shqiptarët përkujtojnë këtë janar 555 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Në kujtesë të kësaj dite, nxënës të shkollave të mesme u mblodhën sot në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri, në një bashkëbisedim mbi figurën simbol të qëndresës së kombit
Kryeministri Rama iu bashkua këtij bashkëbisedimi me pjesëmarrjen edhe të studiuesit, shkrimtarit dhe publicistit të njohur Aurel Plasari, i cili dhuroi për nxënësit veprën e tij “Skënderbeu një histori politike”.
“A ka një njeri më të gjallë sesa vetë Skënderbeu. Dhe si autor i një libri që unë e dua shumë, e dua librin shumë më tepër se autorin për hir të së vërtetës” u shpreh Rama.