“Përmes lentes të leximit”, ekspozita që vjen për publikun e Tiranës më 26-27 Nëntor

E Shtunë 26 Nëntor 2022, 13:47
TiranaPost

“Përmes lentes të leximit” është një ekspozitë fotografike e cila synon të sjellë në vëmendje rëndësinë e leximit për brezin e ri përmes lenteve të aparatit fotografik.
Kjo ekspozitë vjen si një ftesë për të sfiduar trendet e momentit dhe për t’u rikthyer te leximi i librave, një event kulturor ku kombinohen forma të shumta arti: fotografia, muzika, leximi i poezve etj..
Ekspozitën do mund ta shijoni nga data 26-27 Nëntor pranë:
- Shtëpia muze "Ismail Kadare"
- Qendra Kulturore Tulla
Fotografitë e ekspozitës janë përzgjedhur pa kohë dhe pa fytyrë për të treguar se leximi është njëkohësisht një zakon sa i vjetër dhe aktual. Çdo vizitor mund të gjejë diçka për të nxitur një emocion.