Art dhe Kulturë

Po të jetonte rininë në kohët e revistave e portaleve, zonja e Reshat Arbanës do zinte kopertinat

Po të jetonte rininë në kohët e revistave e portaleve, zonja

Për fat të mirë ose të keq, gruaja e artistit Reshat Arbana e kaloi rininë e saj në një kohë tjetër. Kur mungonin revistat e portalet. Nuk u bë e famshme si shumica e grave të këngëtarëve e aktorëve sot, që për nga followers-at ua kalojnë dhe burrave.

Po të jetonte rininë në kohët e revistave e portaleve, zonja
Foto Arkive

Ajo ka jetuar jetën e saj e qetë larg nga zhurma e sotme e rrjeteve sociale, që herë të përkëdhelin e herë të tjera të shënjestrojnë.

Ama qoftë edhe në një dalje publike, sot, në të 70-tat e saj, kur shumë pak herë ka dalë e shumë pak dihet për të, as emri, as profesioni, tërheq vëmendjen: për dy shkaqe. Se është gruaja e jetës e një prej ikonave të kinematografisë shqiptare dhe sepse mbi të gjitha është plot sharm. Nuk i fshihet, as pak maskës që mban sot, në dozën e dytë të vaksinimit.

Foton e çiftit e ka shpërndarë ministrja Manastirliu në profilin e saj.