Art dhe Kulturë

Portreti i Marilyn Monroe do të shitet për një çmim rekord

Portreti i Marilyn Monroe do të shitet për një çmim rekord

Një nga portretet ikonë të Marilyn Monroe nga Andy Warhol, e njohur si "Shot Sage Blue Marilyn" mund të bëhet vepra më e shtrenjtë e artit, e shekullit të 20-të, që ka dalë në ankand pasi pritet të shitet për 200 milionë dollarë nga shtëpia e ankandit Christie's në New York.

E bërë duke përdorur një teknikë të quajtur silkscreen printing, e cila kopjon imazhet në letër ose kanavacë duke përdorur një shtresë mëndafshi me rrjetë të hollë si një shabllon, portreti u bë në vitin 1962, menjëherë pas vdekjes së Monroe.

Portreti i Marilyn Monroe do të shitet për një çmim rekord
Artisti amerikan i popit Andy Warhol fotografuar në studion e tij në Nju Jork në vitin 1983.

Rekordi aktual për pikturën e shitur më shtrenjtë nga shekulli i 20-të është 179.4 milionë dollarë për "Les Femmes d'Alger" të Pablo Picasso në 2015. Ndërkohë rekordi aktual i ankandit për një vepër të Warhol mbahet nga "Silver Car Crash (Double Disaster)", i cili përshkruan pasojat e një përplasjeje rrugore dhe u shit për më shumë se 105 milionë dollarë gati një dekadë më parë.