Premiera e parë për fëmijë në Teatrin Eksperimental është një fantazi e vërtetë

‘Teatri i Fantazisë’ është premiera e parë për fëmijë që do të luhet në Teatrin Eksperimental.
Pse quhet fantazi? Sepse do të interpretohet në një mënyrë ndryshe.
Katër aktorë dhe një muzikant do të komunikojnë drejtpërdrejtë me publikun duke u treguar se çfarë është teatri dhe si ta përdorin fantazinë dhe imagjinatën për të krijuar një shfaqje.
Aktorët kanë zgjedhur përrallën e Pinokut dhe e rrëfejnë në mënyrën e tyre. Përshtasin tekstin e personazhet dhe i mishërojnë siç i mendojnë ata, përdorin objektet dhe kostumet që iu gjenden në skenë dhe krijojnë atmosfera gati magjike skenë pas skene.
Interpretojnë : Mateo Dervishaj, Adriana Tolka, Anxhelo Shkreli, Xhoana Karaj, Flori Hoxha.
Teksti & Regjia: Endri ÇELA
REZERVONI në ?069 57 177 46
Premiera më e re për fëmijë ju pret duke filluar nga datat 11 dhe 12 Mars në orën 10 : 30.