Art dhe Kulturë

Presidenti italian dekoron me titullin e lartë Giorgio Armanin

Presidenti italian dekoron me titullin e lartë Giorgio Armanin

Nëse mendoni që dekoratat janë kaq të thjeshta sa në Shqipëri, e keni dhe e kemi gabim. Një nga figurat me elitiste të modës si Giorgio Armani, i cili edhe gjatë pandemisë ndërmori disa iniciativa humane, vetëm sot ka marrë një titull nderi nga Italia dhe presidenti Matarella.

Një moment solemn për Armanin, i cili shkruan në Instagram:

Sergio Mattarella, Presidenti i Republikës Italiane, i dha zotit Armani titullin Kalorësi i Kryqit të Madh. Nderimi, renditja më e lartë dhe më prestigjioze e Republikës Italiane, iu dha me dekret të Presidentit të Italisë në shenjë mirënjohjeje për shërbimin eminent.

“Ky nder ka një kuptim të veçantë për mua. Ai erdhi nga Presidenti ynë, i cili është jo vetëm kreu i shtetit, por edhe një njeri vlerat, mendjehapura dhe mirësia e të cilit janë padiskutim të larta. Jam krenar që përfaqësoj Italinë dhe jam i nderuar që marr këtë titull prestigjioz, të cilin Presidenti po më jep në emër të të gjithë vendit”.

Tiranapost.al