Art dhe Kulturë

Prije një biletë dhe shko dëgjo Nirvanën e Redi Hasës

Prije një biletë dhe shko dëgjo Nirvanën e Redi Hasës

Mbrëmjeve të vjeshtës asgjë nuk i rri më përshtat një qyteti sesa një koncert. Në të gjitha stinët të bëhet ilaç për shpirtin, por nuk ka si muzika në vjeshtë. Nuk ka si një sallë e mbushur plot, me njerëzit që çuçurisin me biletat në duar në kërkim të stolit, vënë pardesytë mbi gjunjë dhe pastaj ngulin sytë e mendjen në skenë. Në 12 nëntor, në Bozar (Pallati i Arteve të Bukura të Brukselit, pasi të ketë gjetur secili stolin e dritat të jenë fikur, një djalosh shqiptar do shfaqet në skenë për të luajtur me violinçelin e tij "My Nirvana". Nirvana me violonçel! Luajtur nga Redi Hasa, artisti shqiptar që po bën zhurmë skenave të botës me albumin e tij të dytë "My Nirvana", pas suksesit të të parit "The stolen cello". Një album që e kthen në Tiranën e fundkomunizmit, teksa Nirvana ende dëgjohej e luhej fshehtazi.

Prije një biletë dhe shko dëgjo Nirvanën e Redi Hasës

Në Google për Redin shkuhet anglisht, gjermanisht, shkruhet frëngjisht, italisht, hollandisht sigurisht edhe shqip, më pak! Ka intervista të tij, ka shkrime që tregojnë se është një muzikant shqiptar me një nënë violinçeliste, baba balerin dhe vëlla pianist. Ka lajme turnesh në të gjithë botën, me salla të tejmbushura si violonçeli kryesor i grupit Ludovico Einaudia po regjistrime me yje rock si Robert Plant. Por ka sidomos shumë lajme për turneun e tij të fundit për prezantimin e albumit të tij My Nirvana, ku pjesët më të mira të Kurt Cobain janë përshtatur për violonçel. Datat e koncerteve dhe linku për të blerë biletat qarkullojnë nëpër site të ndryshme ku ti mund të ndjekësh Redin në varësi të vendit se ku ndodhesh: në Romë, në Milano, në Bruksel, Paris, Barcelonë, Berlin... Në të gjitha skenat e qyteteve më të rëndësishme të Evropës. Nëse për fat ndodhesh në ndonjë prej tyre, prije një biletë dhe shko dëgjo Redi Hasën.

Prije një biletë dhe shko dëgjo Nirvanën e Redi Hasës

Prije një biletë dhe shko dëgjo Nirvanën e Redi Hasës

Sepse mbrëmjeve të vjeshtës asgjë nuk i rri më mirë një qyteti, sesa tingujt e një violonçeli, sesa një Nirvanë!