Art dhe Kulturë

Princi Charles thotë se nuk ka asnjë lidhje me portretizimin e tij në serialin e Netflix “The Crown”

Princi Charles thotë se nuk ka asnjë lidhje me portretizimin e tij

Protokolli në Mbretërinë e Bashkuar është që politikanët nuk duhet të tregojnë se çfarë u thonë anëtarët mbretërorë, por udhëheqësi i laburistëve skocez, Anas Sarwar, ka zbuluar mendimin e Princit Charles për serialin e Netflix, “The Crown”, për të cilin kritikët pretendojnë se është plot pasaktësi.

Sarwar tha se kur Charles mbërriti në një evend në Edinburgh Fringe, nuk e fshehu zhgënjimin e tij me serialin, duke u shprehur: “Nuk jam aspak ai që më portretizojnë në Netflix”.

Princi Charles thotë se nuk ka asnjë lidhje me portretizimin e tij

Kritikët kanë thënë se rrëfimi i “The Crown” për prishjen e martesës së Princit Charles me Dianën është shtrembëruar dhe nganjëherë shfaqet krejtësisht i pasaktë gjatë serisë së tij të katërt dhe se shikuesit u mashtruan duke besuar në tregimin e saj të trilluar të ngjarjeve.

Pavarësisht shqetësimeve brenda Pallatit Buckingham për portretizimin e ngjarjeve, Princi Charles deri më tani nuk kishte bërë asnjë koment publik.

Princi Charles thotë se nuk ka asnjë lidhje me portretizimin e tij

“The Crown”, një nga serialet më të njohura të Netflix, portretizon jetën e Mbretëreshës nga dasma e saj në 1947 deri në fillim të shekullit të 21-të.

Gjatë një paraqitjeje në “The Late Late Show” me James Corden vitin e kaluar, Princi Harry, ndryshe nga i ati, tha se ishte i kënaqur me portretizimin e familjes mbretërore nga “The Crown”, duke vënë në dukje se megjithëse nuk është rreptësisht i saktë, ai jep një ide të përafërt të presionit të të qenit mbretëror.