Art dhe Kulturë

Prindër me ngjyrë po postojnë reagimin e fëmijëve të tyre kur panë për herë të parë një aktore me ngjyrë tek “Little Mermaid”

Prindër me ngjyrë po postojnë reagimin e fëmijëve

Debutimi i Halle Bailey-t në rolin e Ariel në “The Little Mermaid” është pritur jashtëzakonisht mirë nga vogëlushet e vogla me ngjyrë.

Prindërit e vajzave që e gjejnë veten te princesha e parë me ngjyrë e prodhimit të Disney kanë postuar në rrjetet sociale videot e fëmijëve të tyre të ekzaltuar teksa shohin trajlerin e sapopublikuar të filmit që pritet të shfaqet për herë të parë në më 26 maj 2023.

Reagimet e fëmijëve por dhe lumturia e prindërve të tyre është e pabesueshme:

“Ajo ëshët ngjyrë kafe,” shprehet një vogëlushe.

“Kur princesha jote e preferuar ngjan si ti”, shkruan një prind i një tjetër fëmije në videon e postuar.

Për më tepër ndiqni disa prej videove të postuara prej vetë prindërve që shfaqin gëzimin e vajzave por dhe djemve të vegjël: