Art dhe Kulturë

Pse s`duhet humbur libri i ri mbi jetën e Ismail Qemalit?

Pse s`duhet humbur libri i ri mbi jetën e Ismail Qemalit?
Autori, Evarist Beqiri

Lideri i parë i shtetit shqiptar është një nga figurat më të studiuara. Ismail Qemal bej Vlora, për nga rëndësia e veprimtarisë së tij, si themelues i shtetit shqiptar dhe si kryeministri i parë shqiptar, shpeshherë është trajtuar në një formë të mitizuar.

Pse s`duhet humbur libri i ri mbi jetën e Ismail Qemalit?

Ndryshe nga këndvështrimi që sjell studiesi Evarist Beqiri. Në më shumë se 400 faqe libër, nën titullin “Themeluesi: Lidershipi i Ismail Qemalit”, autori sjell mbi të gjitha Ismailin njeri.

Rrëfimet, detajet, deklaratat, faktet, nxjerrin në pah tipare të personalitetit të Ismail Qemalit.

Beqiri e cilëson një lider sa racional, aq edhe empatik.

Pse ky libër është tridimensional?

Sepse rrëfen historinë e Ismail Qemalit, historinë e familjes së tij të madhe dhe historinë e Shqipërisë.

Mesazhi për ditët e sotme

Libri nuk ka vetëm një rëndësi historike. Mesazhi nga ajo kohë, për ditët që jetojmë, është i qartë:

“Lidershipi i tij (Ismail Qemalit) është dëshmia më e mirë se kur shqiptarët bashkohen, janë në gjendje të realizojnë gjëra madhështore”, thotë autori Evarist Beqiri.