Art dhe Kulturë

Revista britanike “Prospect” rendit Lea Ypin mes 10 mendimtarëve më të mirë të vitit

Revista britanike “Prospect” rendit Lea Ypin mes 10

Revista britanike “Prospect” e rendit shkrimtaren shqiptare Lea Ypi, me veprën e saj “Të lirë” ndër 10 mendimtarët më të mirë të botës për vitin 2022.

Nga një listë me 50 mendimtarët kryesorë që “Prospect” prezantoi në numrin e verës, lexuesit kanë përzgjedhur 10 më të mirët, mes të cilëve është edhe filozofja dhe autorja shqiptare Lea Ypi.

Lea Ypi renditet e shtata në këtë listë me intelektualët më mbresëlënës dhe potencialisht me idetë më frytdhënëse në fushat e tyre, duke lënë pas edhe miliarderin Elon Musk.

“Kujtimet prekëse të Lea Ypit në veprën “Të lirë” rrëfejnë për fëmijërinë e saj në një Shqipëri komuniste të dominuar nga Rusia,” përshkruan revista.

Në veprën e saj të botuar vitin e kaluar në Britani, por të përkthyer edhe për lexuesit shqiptarë, “Të lirë: të rritesh në fund të historisë”, Lea përshkruan kujtimet e shtypje së vendit nga komunizmi, si dhe pabarazitë dhe dhunën që ajo jetoi si adoleshente në vitet e tranzicionit.

Lea Ypi është profesore e Filozofisë Politike në “London School of Economics” (LSE) dhe profesore e asociuar e Filozofisë në Shkollën e Kërkimit të Shkencave Sociale në Universitetin Kombëtar të Australisë.

Në krye të listës së “Prospect” lexuesit britanikë zgjodhën filozofen Kathleen Stock e cila në veprën e saj “Material Girls” flet për të drejtat e grave dhe se si po gërryhen ato.

Revista britanike “Prospect” rendit Lea Ypin mes 10