Art dhe Kulturë

Rikthehet 'Kinema Agimi', por më funksionale se dikur

Rikthehet 'Kinema Agimi', por më funksionale se dikur

Qendra e Artit “Agimi” është hapësira më e re e artit në Tiranë. Kinemaja, ndër më të vjetrat në Tiranë, është rijetësuar dhe do të shërbejë jo vetëm për shfaqjen e filmave, në mbështetje të kineastëve shqiptarë, por do të mirëpresë edhe aktivitete e ngjarje të tjera kulturore.

Rikthehet 'Kinema Agimi', por më funksionale se dikur

Në ceremoninë hapëse të kinemasë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se qendra e re ‘Agimi’ do të jetë e hapur në shtatë ditë të javës e po ashtu do të shërbejë për çdo event kulturor në Tiranë.

“Njerëzit nuk jetojnë vetëm me bukë, ndryshe bashkia do të ishte bukëpjekësja më e madhe; por, njerëzit jetojnë edhe me art, me kulturë, me film, me teatër. E di që për shumë prej këtyre projekteve kemi pasur shumë, shumë debate, por detyra ime nuk është të marr vendime që iu pëlqejnë të gjithëve, detyra ime është të marr vendime që iu shërbejnë të gjithëve. E di që ka ende një pjesë të njerëzve që mund të jenë të mërzitur me mua për Teatrin, por javën tjetër ne do hapim themelet e Teatrit të Ri. Për gjëra që e kishin statusin monument kulture, siç ishin “Shtëpia e Libohovitëve” apo “Sarajet e Toptanasve”, i shpronësuam do ua kthejmë publikut,” tha Veliaj.