Art dhe Kulturë

Rita Ora është në Tiranë

Rita Ora është në Tiranë

Takimin e parë këngëtarja shqiptare me famë botërore e bëri në vendin e duhur, tek Liceu Artistik me të rinjtë e shkollës ku bëhen ëndrrat me muzikë e art.

Rita Ora është në Tiranë

Rita Ora e cila sapo shënoi 10-vjetorin e albumit të saj të parë me të cilin korri suksesin e menjëhershëm thotë se gjithnjë e ka deklaruar me krenari prejardhjen e saj shqiptare.

Rita Ora është në Tiranë

“Kur unë fillova karrierën, gjithmonë e kam thënë nga isha. Ju mund ta shikoni tek intervistat e mia në 2012, 2013 unë gjithmonë e kam thënë nga isha,” u shpreh Rita Ora.

Rita Ora është në Tiranë

Ajo zhvilloi një bisedë të hapur me të rinjtë, me të cilët ndau eksperiencën e saj si këngëtare, se çfarë do të thotë të ndjekësh ëndrrën tënde dhe se sa punë e mund duhet për ta realizuar atë:

Doni vërtet të dini se çfarë doni të bëni në jetë? Doni të bëni familjen tuaj të lumtur? Doni të bëni veten tuaj të lumtur? Doni të këndoni? Doni të bëni shumë para? Cila është ëndrra juaj?

Gjithmonë përgjigja duhet të vijë nga brenda.

Kur ju rriteni takoni njerëz disa prej të cilëve ju inspirojnë të bëni diçka tjetër. Disa të tjerë ju thonë që ju nuk mund ta bëni atë dhe kjo mund t’ju bëjë të humbni besimin. Ndërsa disa të tjerë do të thonë: “ohh edhe unë do ta bëj atë”.

Duhet të fokusoheni dhe mos të dëgjoni çfarë thonë njerëzit. Ata nuk do ta ndjejnë dhe nuk do t’ju besojnë në të, prandaj do të jetë shumë e vështirë, jo të bindni veten, por t’iu provoni të gjithë të tjerëve që ata janë gabim!

Rita Ora ka ardhur në Tiranë për koncertin e saj i cili do të mbahet mbrëmjen e 6 Shtatorit në Sheshin Skënderbej dhe do të jete falas. E shoqëruar edhe nga nëna e saj, Vera Ora dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, Rita Ora ndau me të rinjtë edhe detaje nga ky koncert.