Art dhe Kulturë

Roza dhe Dhimitër Anagnosti bënë sot një shkelje për Rikard Ljarjan

Roza dhe Dhimitër Anagnosti bënë sot një shkelje për

Aktorja Roza Anagnosti dhe bashkëshorti i saj regjisori Dhimitër Anagnosti ishin të pranishëm sot në shtëpisë e të ndjerit Rikard Ljarja.

Aktorja pranoi mes lotësh se shkelën karantinën, por s`kishin zgjidhje tjetër.

“E përcollëm, bëmë një shkelje, por ai e meritonte. Jkja e tij në këtë kohë ishte më e trishtë. Një figurë e madhe si ai duhej përcjellë nga i gjithë publiku me duartrokitje, por ja kjo kohë kështu që po jetojmë e pengon, nuk arritëm as lule të merrnim”, tha e madhja Anagnosti.

Roza dhe Rikardi ishin moshatarë dhe të lindur e të rritur të dy në Shkodër.

Rikard Ljarja u përcoll sot për në banesën e fundit, pas një sëmundjeje të rëndë.