Art dhe Kulturë

Seriali ‘You’ zbulon dy aktorët e rinj dhe rolet që do të kenë

Seriali ‘You’ zbulon dy aktorët e rinj dhe rolet që do

Lajm i mirë për fansat e serialit thriller-psikologjik ‘You!’, pasi xhirimet e sezonit të tretë do të nisin këtë vjeshtë dhe pritet që ta shohim vitin e ardhshëm në 2021-shin.

Seriali ‘You’ zbulon dy aktorët e rinj dhe rolet që do

Roli kryesor i një djali Joe Goldberg që fiksohet pas femrave deri në obsesion, e për këtë u merr dhe jetën, do të vazhdojë të luhet nga Penn Badgley.

Seriali ‘You’ zbulon dy aktorët e rinj dhe rolet që do

Joe-t mësohet se do t’i shtohet një armik i ri, ndërsa kujtojmë se sezoni i fundit u mbyll duke zbuluar se e dashura e tij e quajtur Love ishte vrasëse dhe shtatzënë me fëmijën e tyre, ndërsa pasi zhvendosen në shtëpinë e re Joe rinis fiksimin e tij me fqinjen, të cilës nuk i nxirret pamja.

Seriali ‘You’ zbulon dy aktorët e rinj dhe rolet që do

Tani Netflix zbulon dy aktorët e rinj që do t’i shtohen kastit, Shalita Grant dhe Travis VanWinkle.

Seriali ‘You’ zbulon dy aktorët e rinj dhe rolet që do

Shalita do të luajë rolin e Sherry-t, një nënë influencuese që duket pozitive, por në fakt është e ligë dhe hiqet sikur do që Love të bëhet pjesë e rrethit të saj social.

Ndërsa Travis do të luajë pasanikun Cary-n, që fton Joe-n në rrethin e tij.

Seriali ‘You’ zbulon dy aktorët e rinj dhe rolet që do

Platforma ende nuk ka zbuluar se kush do të të jetë vajza e re pas të cilës do të fiksohet tashmë Joe./ Burimi Cosmopolitan