Art dhe Kulturë

Shënimet e një gazetareje për Maks Velon dhe një rrëfim sesi ai ra në merimangën e shokëve ziliqarë

Ilda Lumani, gazetare dhe kryeredaktore e Bordo, ka risjellë një intervistë të bërë më Maks Velon që u nda nga jeta dje. Jeta e Maks Velos është një manual jete nga i cili të gjithë mund të mësojmë diçka. Na bëri përshtypje ky koncentrat nga Ilda Lumani, e cila në pak rreshta ka sjell Maksin dhe simbolikën e arkitektit unik të komunizmit dhe më pas tragjedinë dhe burgun.

Shënimet e një gazetareje për Maks Velon dhe një rrëfim

"Ne? kulmin e karriere?s ju pe?rfunduat ne? burg… Si e pe?rjetuat...? Maks Velo: Ky e?shte? pe?rjetimi im. Kjo ishte tragjedia ime. Une? i shihja qarte? gje?rat qe? ne? ate? kohe? dhe isha koshient pe?r te? gjitha gabimet e asaj kohe. E vetmja gje? qe? be?ra ishte se punoja, punova si arkitekt, punova si piktor, be?ra shkrime ne? revista te? ndryshme dhe kjo mblodhi ziline? e shume? specialiste?ve, dhe ata indirekt e krijuan merimange?n qe? une? te? pe?rfundoja ne? nje? tragjedi. Dhe, ajo qe? ishte me? e tmerrshme, e?shte? se familja e pe?rjetoi shume? keq ate? kohe?, sepse ne? fund te? fundit, njeriu, mashkulli kupton, pranon dhe humbjen, por nuk mund te? pranosh qe? pe?r fatin te?nd ta pe?soje? edhe familja. Kjo e?shte? nje? barre? qe? me? ndjek vazhdimisht... Per nje njeri ne moshen 84- vjecare ikja nga kjo bote mund te jete normale, por kur ke kaluar jeten e Maks Velos ajo eshte e dhimbshme! I suksesshem, profesionist, ne kulmin e karrieres u denua dhe nje jete aspak e merituar vijoji per te. Pertej politikes edhe ne keto 30 vjet demokraci ai pati plot pengje, per vete... per qytetin dhe vendin...", shkruan Ilda Lumani në postimin e saj dhe i fton të gjithë të lexojnë një intervistë të vjetër me të.

Nga Ilda Lumani

Mars 2009

Kam pasur një jetë shumë të vështirë”… Kështu e cilëson jetën e vet, Maks Velo, arkitekti dhe artisti që ka krijuar në mjaft gjini si, pikturë, prozë, poezi, publicistikë. Ka jetuar 10 vjet në burgun e Spaçit, ku u dënua pasi bëri dhuratë për dasmë një pikturë. E më pas, puna për gati shtatë vjet në abrazivi ishte një ndëshkim tjetër për të. Por, ajo që e shqetëson më tepër Velon sot është se ata që bënë lojërat e dënimit të tij, vazhdojnë ta bëjnë edhe sot këtë gjë. Në këtë intervistë, përtej rrëfimit për jetën e tij në kohën e komunizmit, Maks Velo flet për Shqipërinë sot, artin dhe imazhin e pandreqshëm që kemi ne…

Jeta juaj ka marrë shumë rrjedha të papritura. Ju vetë si do ta përshkruanit atë?

Kjo është një pyetje e vështirë, jo se unë nuk kam guxim t’iu them gjërat, por sepse në Shqipëri është shumë e vështirë të flasësh hapur akoma, sinqerisht, të thuash mendimin tënd…

Megjithatë, unë do të thosha në mënyrë të përmbledhur: Unë kam kaluar një periudhë të vështirë gjatë komunizmit, që jam burgosur kot. Nëse dënohesh me të drejtë, në rregull, por nëse dënohesh sepse punon, kjo është padrejtësia më e madhe. Kjo është aq e vërtet, sa aktakuzën dhe ekspertizën e gjyqit dhe vendimin e gjyqit e kam përkthyer në disa gjuhë dhe shumë nuk e besojnë. Shpesh më kanë thënë, e ke bërë vetë. Nuk ka mundësi që ky të jetë vendim gjyqi. Nuk ka kuptim, dënohem sepse i jap dhuratë për martesë dikujt një pastel, dhe kjo m’u mor si akt kriminal. Fakti është që ata që kanë bërë këto lojëra vazhdojnë edhe sot të bëjnë këtë. Ai që ka qenë kryehetues i artit në Shqipëri, është Kujtim Buza, sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Është shumë e vështirë të jetosh në Shqipëri, ma kanë nxirë jetën. Ajo që më vjen më shumë keq nuk është fakti që kam vuajtur, jo materialisht, por që mund të bëja shumë më tepër në fushën time. Sepse, klasa intelektuale në Shqipëri është jashtëzakonisht e pahapur dhe të bllokojnë, siç edhe më kanë bllokuar, më kanë bllokuar piktorët… Fakti është që Galeria e Artit nuk ka blerë asnjë punë time, ajo pjesë që i takon gjyqit në vitet ’60 e deri në ’73-‘78, që më dënuan duhet të ishte e gjitha në Fondin e Galerisë. Ata nuk vijnë t’i shohin, sepse janë po ata njerëz. Ky drejtor i Galerisë sot është djali i Alush Shimës, i cili e shet veten si i persekutuar, por nuk ka qenë, sepse ka punuar normalisht në Kinostudio. Pra, interesat meskine janë ekzistente. Ne nuk pranojmë kurrë tjetrin dhe në qoftë se ai e ka bërë këtë gjë, mundohemi t’ia marrim, bile artikuj të tërë në gazeta thonë që Maksi u dënua për ne, por kur ishin në gjyq, ata duartrokisnin. Pra, jemi njerëz pa moral, pa ndërgjegje, pa mëshirë dhe kjo refl ektohet edhe sot.

Në çfarë aspekti reflktohet sot kjo?

Jeta në Shqipëri duhet të jetë shumëshumë më ndryshe, duhet ta kishin bërë demokracinë shumë më shumë me rezultate. Ne kemi humbje të jashtëzakonshme, kemi humbje të mëdha materiale. Ne duhet të ishim vendi më i bukur në Ballkan, por jemi vendi i katastrofës, për shembull, sikurse e morët vesh, janë 355 mijë ndërtime pa leje. Unë po ju them me bindje se gjithë Europa deri në Urale, nuk ka 355 mijë ndërtesa të palegalizuara. Ka më pak, nuk mund të ketë as 30 mijë. Dhe, asnjë institucion nuk bën asnjë llogari të mbledh ndërtimet pa leje në Europë. Ka disa mënyra, por nuk ekziston ndërtimi pa leje, kjo tregon se çfarë jemi ne. Dhe, këtu merr fund çdo gjë. Një popull që pushton vetveten, që pushton shtetin e vet, nuk ka respekt për njeriun, kjo është e keqja jonë.

Si është përjetuar periudha e burgut në atë kohë dhe sot nga ju?

Sigurisht që ajo është një periudhë e paimagjinueshme, nuk mund një njeri normal të konceptojë këtë gjë. Mua më vjen keq që sot shihet me shumë neglizhencë, në mënyrë shumë sipërfaqësore ajo periudhë, por unë them se Enver Hoxha është përbindëshi i Europës. Nuk ka pasur në historinë e Europës një përbindësh të tillë. Edhe ajo që ishte e çuditshme, është se ai të gënjente. Ishte një burrë i bukur, shumë i pashëm dhe i gënjeu me këtë të gjithë, por ishte pa mëshirë, pa orientim, egoist, me përmasa që kalonte deri në përbindësh. Problemi është që po të bësh një krahasim, ai afrohet më shumë me Sadam Huseinin. Po përmend disa fakte: të dy ishin semit, ishin anti të krishterë, anti-europian, vranë njerëzit e familjes, vranë shokët e vet, ngritën monumente për vete dhe u rrëzuan nga populli. Domethënë, është e vështirë të gjesh një udhëheqës si Enver Hoxha. Ajo që është më e rëndë për ne, ishte armatimi. Nga gjitha ajo betejë, ajo punë gjigante që kanë bërë njerëzit në atë kohë, u ngritën disa uzina që kanë ngelur të zeza dhe simboli i tyre për mua është një teleferik, që sa herë shkoj me makinë, e shoh kur hyn në Elbasan, është teleferiku me vagonët që ka ngelur i varur që në 1991 dhe nuk lëvizin. Është një ngarkesë me gurë që ka ngelur ashtu. Pra, investoi në industri, por teknologjia ishte shumë e vjetruar dhe e dyta, Enver Hoxha futi nën sipërfaqen e Shqipërisë dinamit, e mbushi me dinamit dhe kallashnikovë, tanke, fishekë, bomba. Ky ishte produkti që na bëri, dhe ky produkt ka bërë gjithë ato dëme, që jemi bërë kërcënim i gjithë Ballkanit. Jemi bërë kërcënim për gjithë botën me Gërdecin, kemi vrarë veten, sepse gjithë armatimi nga depot u hap dhe është i shpërndarë në të gjithë Shqipërinë dhe janë me qindra njerëz që vriten nga ato armë. Unë do thosha që kemi fat që me një teori të paimagjinueshme, jemi vendi i vetëm në Europë kundër të gjithëve dhe një popull i tillë, me një varfëri të tillë dhe pa asnjë orientim të saktë, me një ndërgjegje dhe një mendje të deformuar, kjo reflektohet akoma edhe sot.

Po përjetimi juaj në burg… Si përfunduat aty…?

Ky është përjetimi im. Kjo ishte tragjedia ime. Unë i shihja qartë gjërat që në atë kohë dhe isha koshient për të gjitha gabimet e asaj kohe. E vetmja gjë që bëra ishte se punoja, punova si arkitekt, punova si piktor, bëra shkrime në revista të ndryshme dhe kjo mblodhi zilinë e shumë specialistëve, dhe ata indirekt e krijuan merimangën që unë të përfundoja në një tragjedi. Dhe, ajo që ishte më e tmerrshme, është se familja e përjetoi shumë keq atë kohë, sepse në fund të fundit, njeriu, mashkulli kupton, pranon dhe humbjen, por nuk mund të pranosh që për fatin tënd ta pësojë edhe familja. Kjo është një barrë që më ndjek vazhdimisht.

Cili është realitetit që gjetët kur ju dolët nga burgu?

Unë, kur dola nuk kisha asnjë mbështetje dhe Sigurimi më thirri shtatë herë të bashkëpunoja, dhe kështu që ata ma thanë që në Spaç, që do isha gjithë jetën punëtor. Më çuan tek abrazivi, punova nga janari ’86 deri në korrik të 1992. E gjithë periudha ishte e tmerrshme, dhe megjithatë u përpoqa ta rikuperoj dhe me aq sa munda ta rikuperoj disi atë produktin tim.

Ju fajësoni regjimin apo persona për atë që ndodhi me ju?

Ne jemi ata njerëz që bëmë atë regjim. Ne jemi po ata njerëz që kemi qenë dhe jemi po ata sot. Në politikë nuk debaton njeri duke u marrë me familjen, kjo nuk ndodh as në Ballkan, e jo më në Europë. Ka veprime të palogjikshme, propozime depresive, premtime që nuk i mbajnë dot, që nuk u takojnë atyre. Nuk kërkojnë të falur për gabime të mëdha, për ca krime të bëra nuk kërkohet të falur kurrë. Por, ne të mos shkojmë më larg, kemi ’97-ën. Duhet të kemi parasysh që për veprimin e ’97 askush nuk kërkoi të falur.

I referoheni kryeministrit aktual?

Nuk dua të flas për këtë gjë, se më vë në pozitë të vështirë, aq më tepër që e kam pasur edhe mik. Por, jeta jonë është shumë e vështirë, me dhimbje të mëdha. E paimagjinueshme, janë dhjetëra, qindra, mijëra banesa të prishura, kur në botë nuk prishet asnjë metër kub, pasi gjithë ai investim që prishet është marrë nga natyra, si drurë, lëndë etj, i kthehet natyrës në gjendje të paasimilueshme. Domethënë, ne e kemi shkatërruar gjithë territorin, e kemi mbushur me plehra, rrugët po i ribëjmë nga dy-tri herë, vjedhje ka ngado dhe askush nuk dënohet, dhe kjo më dhemb në shpirt. Dhe, prapë e përsëris, ne do kishim qenë shumë-shumë më ndryshe. Nuk vjen njeri në Shqipëri për investime, janë gënjeshtra ato që na thuhen. dhe ata pak që vijnë janë nga kurioziteti, nuk ka turizëm masiv, të gjithë janë rastësorë, sepse ne të parët nuk respektojmë veten tonë.

Në kohën sot, a keni marrë vlerësimin e duhur për punën që ju keni bërë?

Unë gjithë jetën kam ndierë prapaskena të poshtra, të paimagjinueshme. Rasti i fundit ka qenë godina që projektova në fillim të “Komunës së Parisit” dhe investitori së bashku me disa të tjerë arritën deri sa të falsifikojnë firmën time, e shpërfytyruan godinën dhe më vjen shumë keq, se ishte i pari objekt që mora pas 30 vjetësh. Domethënë, këtu nuk ndalen përpara asnjë gjëje, nuk kanë asnjë gjë të shtrenjtë. Në botë profesioni është i shenjtë, ka kode të veçanta të tij, kurrë nuk mund të imagjinohet kjo që bëhet këtu nga veprimet më ordinere. Dua t’i drejtoj me këtë rast një falenderim Edi Ramës, që është i pari që më ka respektuar dhe i vetmi që u mundua të më rifutë edhe pjesërisht në arkitekturë, e kjo është merita e tij, qoftë me disa objekte që kam bërë, qoftë me komisionet ndërkombëtare në juritë që kam marrë pjesë apo në librat që janë botuar për arkitekturën.

Botuar në Gazeta Shqiptare/ Mars 2009