Art dhe Kulturë

Shfaqja ‘E kuqe’ që do të ndezë sallën e Teatrit

Shfaqja ‘E kuqe’ që do të ndezë sallën e Teatrit

“E kuqe”, kështu titullohet shfaqja që do të vijë në shpejti në Teatrin Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli.

Vepra e John Logan do të vijë me regji të Altin Bashës.

Në role do të jenë Gentian Zenelaj dhe Urim Aliaj.

Dy fjalë për shfaqjen

“Vetëm një gjë kam frikë në jetë, miku im... Një ditë e zeza do ta përpijë të kuqen”.

Mark Rothko është në studion e tij në Nju Jork në vitet 1958/59, pasi është porositur të pikturojë një grup muralesh për restorantin e shtrenjtë dhe ekskluziv ‘Four Seasons’. Ai i jep urdhra ndihmësit të tij, Kenit, ndërsa Keni përzien bojërat, bën kornizat dhe përgatit pikturat. Keni, megjithatë, përfundimisht vë në dyshim teoritë e artit të Rothkos dhe pranimin e tij për të punuar në një projekt të tillë tregtar. Nga ana e tij, Rothko-s nuk i pëlqen ngritja e artit pop.

Në fund, Rothko…

Epo për të zbuluar çfarë ndodh, duhet të shkoni për të parë shfaqjen.