Art dhe Kulturë

Shkodra gjen një mënyrë origjinale për të përcjellë me nderime Gëzim Krujën

Shkodra gjen një mënyrë origjinale për të

Qyteti i Shkodrës do ta përcjellë nga dritaret e shtëpive me duartrokitje artistin Gëzim Kruja. Në orën 12 të gjithë do jenë nëpër dritare dhe ballkone për të nderuar aktorin e humorit që bëri të qeshin breza të tërë dhe u nda nga jeta dje, në moshën 80-vjeçare.

Makina që mban arkëmortin do të ndalojë edhe përpara Teatrit Migjeni, aty ku artisti kaloi gjithë jetën.