Art dhe Kulturë

Shkodra humbi Anton Krosajn. Ndahet nga jeta aktori 54 vjeç

Shkodra humbi Anton Krosajn. Ndahet nga jeta aktori 54 vjeç

Shkodra ka humbur sot aktorin Anton Krosaj, pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë. Ai ishte 54 vjeç.

Krosaj ka qenë pjesë e trupës së Teatrit “Migjeni” dhe numëron një mori rolesh në skeçe të ndryshme.,

U lind më 26 Janar 1966 në Shkodër. Ai nisi si aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve, Shkodër. Gjatë kësaj kohe mori pjese ne shumë shfaqe dhe luajti shumë role ne shfaqet e Fabrikës Duhan-Cigare. Më pas nisi si aktor me Estradën Profesioniste Shkodër në 2003. Në vitin 1985 mbaroi Shkollën e Mesme Industriale. Ka marre pjesë në disa komedi të RTSH-së me regji të Arjan Culiqit. Disa nga to janë 'Para nga qielli', 'Piruet', 'Pesha e gruas sime', 'Pavioni zero', 'Personazhe ne kurth', etj.

Sot bëhet edhe përcjellja për në banesën e fundit edhe aktori i Fierit Fuat Boçi.

Lexo më shumë: