Art dhe Kulturë

Shqipëria nuk shkon në finale, Ronela nuk ia doli të kualifikohet

Shqipëria nuk shkon në finale, Ronela nuk ia doli të kualifikohet

Ronela Hajati nuk është kualifikuar si finaliste e Eurovizion. Këngëtarja e cila performoi për Shqipërinë në festivalin europian nuk ka marrë pikët e nevojshme për të shkuar në finalen e të shtunës. Kënga e saj “Sekret” hapi gjysmëfinalen e Eurovision 2022 por nuk ia doli të kualifikohet për në natën finale të Festivalit Europian të Këngës që po mbahet në Torino.

Vetëm 10 vende u kualifikuan në finalen e madhe të së shtunës dhe ato janë:

Zvicra

Armenia

Islanda

Lituania

Portugalia

Norvegjia

Greqia

Ukraina

Moldavia

Hollanda

Favorite duket se këtë vit është Ukraina e cila përfaqësohet në Eurovision me Kalush Orchestra - Stefania, një performancë që mori mbështetjen e publikut në Torino i cili në solidarizim edhe me luftën që ka përfshirë vendin shpërtheu në duartrokitje.