Art dhe Kulturë

Shtrohet me urgjencë në spital aktori i njohur Bruno Shllaku

Shtrohet me urgjencë në spital aktori i njohur Bruno Shllaku

Është shtruar këtë të shtunë me urgjencë në spital aktori i njohur Bruno Shllaku. Mësohet se aktori 64 vjeçar është shtruar në reanimacionin në QSUT, për shkak të hemorragjisë cerebrale.

Sipas burimeve për News 24, gjendja e aktorit është e qëndrueshme, pork a nevojë të monitorohet nga mjekët.

Aktori 64 vjeç numëron dhjetëra role në kinematografinë shqiptare si edhe në skenën e Teatrit Kombëtar.

Rolet me të spikatura janë, në dramën “Gjaku i Arbërit”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Hetimi” etj.

Shtrohet me urgjencë në spital aktori i njohur Bruno Shllaku

Shërim të shpejtë nga stafi i Tiranapost.al.