Art dhe Kulturë

Shuhet Lili Cingu! Valltarja që frymëzoi shqiptarët pa folur

Shuhet Lili Cingu! Valltarja që frymëzoi shqiptarët pa folur

E bukur, e gjatë, me një personalitet në skenë si rrallëkush, solistja e Ansamblit të këngëve dhe valleve popullore Liljana Cingu u nda nga jeta në moshën 70 vjeçare.

Shuhet Lili Cingu! Valltarja që frymëzoi shqiptarët pa folur

Ajo ka qenë për shqiptarët një figurë e elegancës dhe një vallëzuese e pashoqe.

Shuhet Lili Cingu! Valltarja që frymëzoi shqiptarët pa folur

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e TKOB-së në Instagram.

Shuhet Lili Cingu! Valltarja që frymëzoi shqiptarët pa folur

“E trishtë ndarja nga jeta e "Mbretëreshës së valles shqiptare", Lili Cingu.

Për vite me radhë, ajo ishte imazhi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, duke u dhënë jetë më shumë se 200 valleve të kërcyera prej saj.

Lili Cingu i përket asaj plejade artistësh, që e ngjitën vallen shqipe në skenat më të mëdha të botës, duke treguar një Shqipëri tjetër, me kulturë dhe folklor të pasur.

Sallës së provave të Ansamblit do t'i mungojë hapi i saj i lehtë, dhe fjala e saj e ëmbël.

Por kjo ikje është vetëm fizike, sepse emri i saj do të jetojë bashkë me Ansamblin, e kudo që të kërcehet vallja shqipe, do të jetë edhe kujtimi i Lili Cingut me publikun që aq shumë e deshi dhe e vlerësoi”, shkruan Abigeila Voshtina.

Shuhet Lili Cingu! Valltarja që frymëzoi shqiptarët pa folur