Art dhe Kulturë

Si e përshkroi Ennio Morricone dashurinë për gruan me të cilën jetoi 70 vjet besnik

Si e përshkroi Ennio Morricone dashurinë për gruan me të

Kompozitori Ennio Morricone iu përkushtua gjithë jetën dashurisë për bashkëshorten e tij, Maria Travia, me të cilën u takua në vitin 1950.

Si e përshkroi Ennio Morricone dashurinë për gruan me të

Ai rrëfeu historinë e tij të dashurisë së fundmi në 2016, në një intervistë për “Corriere”.

Si e përshkroi Ennio Morricone dashurinë për gruan me të

“Ne u takuam në Romë në vitin e Shenjtë: 1950. Ajo ka lindur në Sicili, por erdhi në kryeqytet kur ishte 3 vjeçe. Ishte shoqe me motrën time Adriana. Mua më pëlqeu shumë menjëherë. Më pas Maria pësoi një aksident me makinën e babait të saj. Një moment hutimi dhe u përplas. Ata e vendosën në allçi nga qafa tek beli, siç bëhej atëhere. Vuajti shumë. Unë i qëndrova pranë. Dhe kështu, dita-ditës, pak nga pak, e bëra të dashurohej. Sepse në dashuri si dhe në art qëndrueshmëria është sekreti. Nuk e di nëse ishte dashuri në shikim të parë, apo intuitë e mbinatyrshme. Di që ekziston qëndrueshmëria, serioziteti, durimi. Dhe, natyrisht, besnikëria. Fakti është që ne u fejuan. Dhe u martuam në 13 tetor 1956: në pak muaj po festojmë shtatëdhjetë vjet martesë", tha kompozitori në intervistën e dhënë më 26 shkurt të 2016-s.

Si e përshkroi Ennio Morricone dashurinë për gruan me të

Ai dhe Maria kanë tre dy djem dhe një vajzë, Marco, Alessandra, Andrea dhe Giovanni Morricone.

Si e përshkroi Ennio Morricone dashurinë për gruan me tëSi e përshkroi Ennio Morricone dashurinë për gruan me të

Lexo me shume: