Art dhe Kulturë

Skulptori i njohur Arben Bajo humb jetën nga koronavirusi

Skulptori i njohur Arben Bajo humb jetën nga koronavirusi

Skulptori dhe pedagogu në Akademinë e Arteve, Arben Bajo ishte shtruar në Spitalin Infektiv i prekur nga koronavirusi dhe kishte nevojë urgjente për transfuzion gjaku. Fatkeqësisht artisti 53 vjeç raportohet të ketë humbur jetën orëve të para të mëngjesit.

Ish ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka reaguar për lajmin e trishtë përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: 

Te mos kishte ardhur ky mengjes qe u gdhi duke ikur Arben Bajo?
Artisti i formave te heshtura qe do te flasin perjete,?
Gjirokastriti i heshtur qe fliste me sy e me duar te arta?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Te mos kishte ardhur ky mengjes qe u gdhi duke ikur Arben Bajo? Artisti i formave te heshtura qe do te flasin perjete,? Gjirokastriti i heshtur qe fliste me sy e me duar te arta?

A post shared by Mirela Kumbaro (@mirelakumbaro) on

Ministrja Elva Margariti shkruan: 

Me shumë gjasë në studio të ka mbetur një punë e papërfunduar. Ishe në kulmin e krijimtarisë tënde dhe është e pabesueshme, që nuk do të kthehesh më aty...

Një ditë kaq e trishtë sot!

Kemi një artist më pak..

Arben Bajo, ky mjeshtër i skulpturës, i mprehtë, zbërthyes karakteresh.... u nda prej nesh.

A mundet të të themi lamtumirë kaq herët!?

U prehsh në paqe!

Kujtimi dhe vepra jote do të jetë gjithnjë mes nesh!

Erion Veliaj: 

.”Pas betejës me virusin e pabesë, Shqipëria humbi një nga skulptorët më të mirë, Akademia një nga profesorët më të përkushtuar, Tirana një nga qytetarët më fisnikë! Ngushëllime familjes së Arben Bajos në ditën më të vështirë - kryelartë për një prind, partner e artist të rrallë! “.

-Arben Bajo lindi në qytetin e gurtë, ku që në fillimet e tij kishte shfaqur prirje ndaj muzikës e skulpturës. “Në fund triumfoi skulptura”, tregon ai.

Pas Gjirokastrës, rrugëtimin e artit do ta vijonte në Liceun Artistik të Fierit, e mandej në Akademinë e Arteve. Pas studimeve do të largohej në Greqi për të blerë disa mjete pune, por fati e desh që të qëndronte atje për afro 14 vjet. “Punova dhe pata mundësi të përfshihesha në jetën artistike atje. Bashkëpunova me disa muze të njohur, me të cilët ende vijoj të ruaj lidhjet. Për 6 vite dhashë edhe mësim në një shkollë private, derisa në 2008-ën u ktheva përfundimisht në Shqipëri”, thotë ai.

Skulptori i njohur Arben Bajo humb jetën nga koronavirusi

Karriera e tij është e bazuar më tepër në krijimtari sesa te porositë, edhe pse këto të fundit nuk mund të shmangen, pasi siç pohon, “në një vend të varfër si i yni, mundësitë janë të pakta për artistët”. Ditët e Bajos janë të ndara mes mësimdhënies dhe krijimtarisë, e për sa i përket brezit të sotëm të studentëve e talenteve të reja, ai thotë se: “Talente ka në çdo epokë, në çdo brez, por se sa do ecin varet nga mundësitë, fati si dhe këmbëngulja e tyre. Nuk duhet lënë t’u shuhet flaka talenteve të reja”.