Art dhe Kulturë

Sophia Loren i përgjigjet djalit dhe të gjithëve pse zgjodhi Italinë para Hollivudit

Sophia Loren i përgjigjet djalit dhe të gjithëve pse zgjodhi

“Gjërat nuk ndryshojnë shumë. Trupi është ai që ndryshon, mendja jo”, kështu ka thënë Sophia Loren në intervistën e fundit, pas përfundimit të xhirimeve të filmit të saj më të ri.

Loren luan rolin e një ish-punonjëse seksi që afeksionohet pas një djali të vogël. Ky është subjekti i përmbledhur me një fjali, për më shumë duhet të shikosh filmin në Netflix që nga 13 nëntori.

Sophia Loren i përgjigjet djalit dhe të gjithëve pse zgjodhi
Sophia dhe Edoardo

Intervista e The Guardian u realizua me Loren, por edhe djalin e saj Edoardo Ponti që është regjisori i këtij filmi. Në intervistë u fol edhe për dashurinë tjetër të madhe të Sophia Loren, (përveç aktrimit), bashkëshortin e ndjerë Carlo Ponti. Kur gazetarja e pyeti se çfarë e bëri të zgjidhte Italinë para Hollivudit, dhe ishte Edoardo ai që i përktheu pyetjen, Loren iu kthye: “Sepse isha e dashuruar me babain tënd. Shumë. Jeta ime ishte me të. Pastaj ishte e vështirë për shumë gjëra të tjera që hynë në mes. Gjithsesi, jeta ime ishte Carlo”, tha Loren.

Sophia Loren i përgjigjet djalit dhe të gjithëve pse zgjodhi

Sophia Loren i përgjigjet djalit dhe të gjithëve pse zgjodhi

Sophia Loren i përgjigjet djalit dhe të gjithëve pse zgjodhi

Sophia Loren i përgjigjet djalit dhe të gjithëve pse zgjodhi

Kurse Ponti, i biri shtoi: “Nëna ime ka qenë gjithmonë shumë afër rrënjëve të saj. Kështu që unë e kuptoj përse u kthye tek babai im, sepse ai përfaqësonte gjithçka për të, për vendin që ajo donte”.

“The Life Ahead” shënon filmin e saj të 100-të dhe mezi pritet.

*Burimi The Guardian