Art dhe Kulturë

Suedia fiton Eurovizionin. Në ç'vend u rendit Shqipëria

Suedia fiton Eurovizionin. Në ç'vend u rendit Shqipëria

Suedia ka fituar Eurovizionin. Loreen me këngën “Tattoo” u shpall kënga më e mirë.

Kështu vitin tjetër Eurovizioni do të mbahet në Suedi.

Kjo është hera e dytë që Loreen fiton Eurovizionin. Në 2012-ën çoi në Suedi kupën me këngën Euphoria.

Po Shqipëria në ç'vend u rendit?

Albina dhe familja Kelmendi, me këngën “Duje” u renditën në vendin e 22-të. Grumbulluan në total 76 pikë, nga të cilat 17 nga juria profesioniste dhe 59 nga publiku.

Kënga shqiptare mori 1 pikë nga Moldavia, 8 nga Azerbaixhani, 5 nga Rumania dhe 3 nga Greqia.

Kurse ne i dha.ë 12 pikë Suedisë, 10 pikë Armenisë dhe 8 Estonisë.

Kënga fituese