Art dhe Kulturë

“Sunny Hill” në Prishtinë, Dua Lipa: E lumtur dhe me zemrën plot!

“Sunny Hill” në Prishtinë, Dua Lipa: E lumtur dhe me

Pas rikonfirmimit të festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë ka ardhur edhe reagimi i këngëtares Dua Lipa. Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare thotë se ndihet e lumtur për këtë rikthim në shtëpi, sic e quan ajo eventin në Kosovë.

“Sunny Hill” në Prishtinë, Dua Lipa: E lumtur dhe me

“E lumtur dhe me zemrën plot, jam krenare t’ju them se është vendosur që festivali ynë Synny Hill do të vazhdojë në shtëpinë bazë të tij në datat 4, 5, 6, 7 gusht në Prishtinë, Kosovë dhe tani do të mbajmë edhe 26, 27, 28 gusht në Tiranë të Shqipërisë. Mezi presim t’ju shohim të gjithëve atje! Më shumë emra do të zbulohet së shpejti… Me dashuri Dua”, ka shkruar Dua Lipa.

Sunny Hill Festival është mbajtur gjithmonë në Prishtinë. Pas një mosdakordësie të organizatorëve me institucionet në Prishtinë, u vendos të mbahej në Tiranë. Përmes një njoftimi të fundit qeveria e Kosovës dhe Ministria shqiptare e Kulturës konfirmuan se festivali se do të mbahet në të dy kryeqytetet.