Art dhe Kulturë

Sunny Hill zbulon emrin e artistit të parë që do performojë në Tiranë, ai ëshë reperi italian Fedez

Sunny Hill zbulon emrin e artistit të parë që do performojë

Reperi i famshëm italian Fedez është artisti i parë që mësohet se do të performojë në “Sunny Hill Festival” në Tiranë.

Lajmi është bërë publik nga faqja zyrtare e “Sunny Hill” në Instagram.

Dua Lipa dhe Sunny Hill Festival për 3 ditë me radhë pritet të ndezë atmosferën në Tiranë.

Sunny Hill zbulon emrin e artistit të parë që do performojë

E teksa biletat për Sunny Hill në Amfiteatrin e Liqenit po shiten me shpejtësi, Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipës dhe organizatorët e festivalit kanë njoftuar sot se Believers Ticket të Prishtinës vlejnë edhe për festivalin që do zhvillohet në Tiranë.

Kategoria Believers Ticket aktualisht është e pamundur të rezervohet në Festivalin e Tiranës, pasi të gjitha biletat janë shitur.

https://ticketing.festtix.co.uk/e/23/embed-tickets

Të vetmet bileta të disponueshme janë Early Bird Ticket, po ashtu të limituara, ndërkohë që në ditët në vazhdim do të nisë edhe shitja e Regular Ticket, të cilat dalin në tregun online pasi të bëhen të njohur të gjithë këngëtarët pjesëmarrës në festival.

Sunny Hill zbulon emrin e artistit të parë që do performojë