Taylor Swift hyn në histori! Të 10 këngët në top 10-shen e listës amerikane janë të sajat

E Martë 1 Nëntor 2022, 20:47
TiranaPost
Taylor Swift është bërë artistja e parë në histori që ka fituar të gjitha vendet në top 10-shen e listës së këngëve në SHBA.
Ajo ia ka kaluar edhe Drake, i cili mbante rekordin e mëparshëm prej nëntë top 10 single në shtator 2021. Para tij, Beatles shënuan tetë top 10 në 1964.
Dominimi i Swift-it është falë albumit të saj të fundit, Midnights, i cili është bërë publikimi më i shitur i vitit 2022.
Në vendin e parë renditet Anti-Hero, e cila është kthyer shpejt edhe në një trend të Tik Tok.
Pjesa tjetër e top 10 përfshin Lavender Haze, Maroon, Snow On The Beach, Bejeweled dhe Karma.