Art dhe Kulturë

Tinka Kurti mbush sot 90 vjeç dhe një urim i vjen edhe nga Kryeministri Rama

Tinka Kurti mbush sot 90 vjeç dhe një urim i vjen edhe nga

Sot është ditëlindja e aktores së madhe të skenës shqiptare Tinka Kurti.

Ajo feston 90-vjetorin e lindjes dhe një urim të veçantë ka marrë edhe nga Kryeministri Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook” ai ka zgjedhur një prej fotove të Tinkës gjatë interpretimeve të saj në skenë dhe krah saj shkruan: Edhe 100! Gëzuar!

Gjatë karrierës së saj aktorja Tinka Kurti ka interpretuar rreth 260 role në skenën e teatrit dhe 95 role në kinematografi.